KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Mustafa në mbledhjen e qeverisë: Luftë korrupsionit dhe ratifikim marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi
mustafa

Kosovë, Mustafa në mbledhjen e qeverisë: Luftë korrupsionit dhe ratifikim marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se luftimi i korrupsionit dhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, janë dy kushtet që duhen përmbushur para se të lëvizim pa viza. Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Mustafa falënderoi Kuvendin për përshpejtimin e disa procese për të plotësuar kriteret. “Janë dhënë edhe dy kushte, të cilat duhet t’i plotësojmë, ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit. Ratifikimi duhet të ndodhë sepse nuk mund të mbetet çështje individuale apo e një partie politike”, tha Mustafa. Për çështjen e luftës kundër korrupsionit, vijoi ai, qeveria ka treguar përkushtimin e saj. “Jam i bindur se edhe në këtë aspekt do të tregohemi të suksesshëm dhe përfundimisht të marrim votën për lëvizje të lirë”, u shpreh Mustafa.