KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, ndryshime në qeveri
ndertesa-e-qeverise

Kosovë, ndryshime në qeveri

Partnerët e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në qeveri. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është emëruar zëvendëskryeministër i parë, duke pasuar në këtë post ish-liderin e PDK-së, aktualisht presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërsa Enver Hoxhaj është emëruar në postin e ministrit të Jashtëm, po ashtu duke e plotësuar vendin në qeveri që ka drejtuar Hashim Thaçi para se të zgjidhej president. Ndryshimet e fundit në qeveri janë prezantuar nga kryeministri Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, dhe Kadri Veseli, lider i PDK-së, gjatë një konference të përbashkët shtypi. Gjatë konferencës u tha po ashtu se zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi do të jetë edhe me tej i angazhuar në postin e ministrit të Drejtësisë, por me mundësinë që të zëvendësohet në të ardhmen. Dy liderët e partive partnere thanë po ashtu se janë marrë vesh për ndërmarrjen e reformave në fushën e ekonomisë, hapjen e vendeve te reja të punës dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.