KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, në seancën e së enjtes demarkacioni nuk është në rend dite

Kosovë, në seancën e së enjtes demarkacioni nuk është në rend dite

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që më 16 qershor, ditën e enjte të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se shpreson që së shpejti do të ketë një vendim për liberalizimin e vizave, ndërsa sipas tij, për vendime të mëdha partitë duhet të kenë konsensus të përbashkët. Veseli nuk është përgjigjur për çështjen e demarkacionit dhe se kur do të mbahet seanca e ratifikimit të saj. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka filluar në orën 10:00 dhe janë diskutuar pikat e rendit të ditës.