KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Nesër shortet për kampionatet e Superligës dhe Ligës së Parë
Kosovë: Nesër shortet për kampionatet e Superligës dhe Ligës së Parë

Kosovë: Nesër shortet për kampionatet e Superligës dhe Ligës së Parë

Nesër me 15 korrik, do të bëhet hedhja e shortit për kampionatin e ri të Superligës dhe Ligës së Parë në Kosovë. Për kampionatin e Superligës hedhja e shortit do të bëhet në orën 12:00, ndërsa për kampionatin e Ligës së Parë hedhja e shortit do të bëhet në orën 13:00. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se shortet do të hidhen në ambientet e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë.

Sezoni i ri i kampionatit në Superligë do të fillojë më 20 gusht ndërsa më 13 gusht do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit, si kampione e Kosovës dhe FC Prishtinës, si fituese e Kupës së Kosovës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë në orën 17:00.