KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, nis me dy orë vonesë seanca plenare e Kuvendit

Kosovë, nis me dy orë vonesë seanca plenare e Kuvendit

Me rreth dy orë vonesë ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Kjo për shkak të mospranisë së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimeve që pati me ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie dhe përfaqësuesin e BE-së, Samuel Zhbogar, ka shkuar në sallën e seancave. Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa tashmë nuk gjendet në sallë pasi ai priti më shumë se një orë për të nisur seanca. Në rend dite të kësaj seanca janë tri pika: 1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-109 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, 2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-108 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-049 për financat e pushtetit lokal, 3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015.