KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, opozita bojkoton mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit
kosove1-620x347

Kosovë, opozita bojkoton mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit

Përfaqësuesit e opozitës  në Kosovë kanë bojkotuar edhe mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit atje. Në mbledhjen e sotme të shefave të grupeve parlamentare, përfaqësuesit e opozitës nuk ishin të pranishëm. Nënkryetaret dhe shefat e grupeve parlamentare të tri partive opozitare e kanë bojkotuar mbledhjen e kryesisë, si pjesë e bojkotit të punës së Kuvendit që e ka nisur opozita pas disa javë bllokadë me mjete të dhunshme.
Gjatë këtyre mbledhjeve vendoset për zhvillimin e seancave të radhës së Parlamentit të Kosovës, i cili vazhdon të jetë në krizë prej shtatorit të vitit të shkuar.