KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, opozita e vendosur në kërkesat e saj

Kosovë, opozita e vendosur në kërkesat e saj

Krerët politikë të opozitës në Kosovë, pas takimit me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, deklaruan se nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre i mëparshëm. Opozita kërkon tërheqjen e nënshkrimeve për marrëveshjen e krijimit të shoqatës e komunave serbe dhe te demarkacionin të kufirit me Malin e Zi. Vetem me këto kushte do të ulen në tryeze bisedimesh me qeverinë. Madje, pas takimit ata thanë se nuk duhet të thirret më seancë parlamentare sepse gjëndja mund të përshkallëzohet. Visar Ymeri i Vetëvendosjes tha se i bënë të qarta kërkesat e tyre dhe janë të palëkundur. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se është gabim thirrja e seancës së re kuvendore. Kurse Fatmir Limaj i partisë Nisma, paralajmëroi qeverinë të mos e rëndojë më tej gjendjën. Presidentja Jahjaga u takua me udhëheqësit e koalicionit qeverisës në përjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza.