KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, opozita i dorëzon peticionin presidentes
Kosovë, opozita i dorëzon peticionin presidentes

Kosovë, opozita i dorëzon peticionin presidentes

Në Kosovë opozita po përgatitet të hedhi një hap të ri në luftën e saj politike. Ajo do t’i paraqesi të hënën presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, peticionin me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët kosovarë, më cilin ata kundërshtojnë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe vijën kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi. Dorëzimi i këtij peticioni, do të bëhet në ora 15:00, në zyrën e Presidentes nga Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe  Valdete Bajrami nga NISMA për Kosovën. Bashkë me peticionin presidentës do t’i dorëzohet edhe një letër me shpjegimet rreth tij. Opozita thotë se peticioni është nënshkruar nga më shumë se 200 mijë qytetarë  dhe është më i madhi i organizuar ndonjëherë në Kosovë.