KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, opozita i thotë jo ftesës së kryeministrit për takim

Kosovë, opozita i thotë jo ftesës së kryeministrit për takim

Ftesës së kryeministrit Isa Mustafa për dialog, opozita kosovare i është përgjigjur negativisht. Gjatë takimit që patën tre liderët opozitarë kanë marrë vendim që mos t’i shkojnë në takim kryeministrit me 7 dhjetor. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e konsideron ftesën joserioze dhe tha se, pa u tërhequr nënshkrimi nga marrëveshjet dhe pa u liruar aktivistët dhe deputetët e opozitës nuk do të ketë dialog.