KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, opozita përshkallëzon sulmin me gaz lotsjellës në kuvend
Kosovë, opozita përshkallëzon sulmin me gaz lotsjellës në kuvend

Kosovë, opozita përshkallëzon sulmin me gaz lotsjellës në kuvend

Opozita kosovare ka sulmuar sërisht me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, sulmi i tretë në harkun kohor të dy javëve. Por këtë rradhë sulmi ishte më masiv. Ai nuk preku vetëm sallën e parlamenmtit po edhe disa pjesë të ndërtesës se Kuvendit duke përfshirë edhe zyrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli. Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se deputetet e opozites kanë hedhur gaz lotsjellës. “Deputetët e opozitës sapo kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Ky i fundit e blindoi kuvendin me forca policore. Njësoj sikur që Isa Mustafa po e blindon shoqërinë duke arrestuar, përndjekur e kidnapuar deputetë e qytetarë. Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia.
Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi” shkruhet në njoftimin e Vetëvendosjes në Fejsbuk.

Me aksionin e saj opozita kosovare kërkon të detyrojë kryeministrin Mustafa të heqi dorë nga disa marrëveshje, Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. Në një tentativë për të ulur tensionet, presidentja Jahjaga ka vendosur ta dërgojë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në Gjykatën Kushtetuese.

Komuniteti ndërkombëtar nuk e ka mirëpritur këtë sjellje të opozitës kosovare. Një ditë më parë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie gjatë një takimi me kryeparlamentarin Veseli, ndërsa theksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për shtetin e Kosovës, tha se veprimet e fundit në Kuvend, po e demotojne imazhin e vendit.