KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, opozita protestë me çadra para qeverisë
Kosovë, opozita protestë me çadra para qeverisë

Kosovë, opozita protestë me çadra para qeverisë

Në Prishtinë deputetë të opozitës dhe përkrahës të tyre kanë ngritur çadra përpara godinës së qeverisë. Ata kanë nisur një protestë tre ditore që të detyrojnë kandidatin për president, zëvendës kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Hashim Thaçi, kreu i PDK, partia më e madhe në Kosovë, të heqi dorë nga posti i presidentit. Opozita kërkon gjithashtu dorëheqjen e qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të reja të parakohshme. Opozita kosovare ka kundërshtuar marrëveshjet që qeveria Mustafa ka arritur për krijimin e komunave serbe në Kosovë si dhe marrëveshjen për vijën e demarkacionit me Malin e Zi. Me kërkesën për anullimin e tyre, opozita ka ndërmarrë disa aksione të dhunshme brenda dhe jashtë parlamentit, të cilat janë kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.