KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, opozita: Serbia nuk e do Kosovën në BE
thaci sarajeve

Kosovë, opozita: Serbia nuk e do Kosovën në BE

Pas përfundimit të Samitit Brdo-Brioni në Sarajevë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, kanë rënë dakord të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit. Këtë nuk e beson opozita, ndërsa analistët thonë se politika e Serbisë përballë Kosovës mbetet ajo e Millosheviçit. Dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia, bashkëpunimi dhe në fund integrimi janë e ardhmja e rajonit tonë. Kështu u shpreh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të Samitit Brdo-Brioni në Sarajevë. Madje presidenti i Kosovës shtoi se kanë rënë dakord me krerët e tjerë të rajonit që të përkrahin njëri-tjetrin drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Por këto deklarata të presidentit duket se nuk po “pinë ujë” te opozita kosovare e as te analistët. Sipas tyre, fjalët e presidentit Thaçi janë vetëm sa për deklarime publike pasi të gjithë e dinë se e vërteta është ndryshe. Anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë se “pajtimi” për të cilin presidenti Thaçi ka folur pas përfundimit të Samitit është jetëshkurtër dhe i parealizueshëm.