KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Presidenti Thaçi deputetëve të PE: Njerëzit e dënuar nuk kanë vend në politikë
thaci

Kosovë, Presidenti Thaçi deputetëve të PE: Njerëzit e dënuar nuk kanë vend në politikë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur delegacionin e deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar BE-Kosovë, ku do të diskutohet për marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Thaçi ka thënë se vizita e tyre është hap i ri dhe hapje e një kapitulli evropian për Kosovën. “Mund të themi se muajt e parë të këtij viti kanë qenë evropian për Kosovën. Falënderoj eurodeputetët për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës. Do t’i kryejmë të gjitha detyrimet tona që liberalizimi të bëhet sa më shpejt dhe qytetarët të lëvizin lirshëm”, ka thënë Thaçi. Më tej, ai ka thënë se do të punojë edhe për implementimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. “Do të nis hartimin e një kodi që nuk do të lejojë persona të dënuar në skenën politike dhe as në institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.