KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Presidenti Thaçi: Promovim dialogut në vend e rajon
thaci

Kosovë, Presidenti Thaçi: Promovim dialogut në vend e rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin “Fol Hapur’, organizuar nga lëvizja “Fol”, deklaroi sot se gjatë mandatit të tij presidencial do të angazhohet për promovimin e dialogut në Kosovë. Thaçi u shpreh se Kosova ka marrëdhënie të mira me vendet në rajon, dhe se raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë më korrekte krahasuar me periudhat e meparshme. Ai ka kërkuar nga Serbia që të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog mes palëve Bruksel. “Vazhdoj të besoj se fqinjësia e mirë Kosovë-Serbi nënkupton paqe edhe për vendet e tjera të rajonit, apo më mirë të themi, normalizimi i raporteve dhe pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, apo mes Prishtinës dhe Beogradit, nënkupton një normalizim me të gjithë shqiptarët në rajon… gjithashtu për të gjitha etnitetet që jetojnë në rajonin tonë”, tha Presidenti, duke u zotuar se do të promovojë dialogun edhe mes udhëheqësve politikë në pushtet dhe atyre opozitarë brenda vendit. “Dialogu nuk ka alternativë dhe është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve”, vlerësoi Presidenti Thaçi.