KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, pritet takimi i partive të opozitës

Kosovë, pritet takimi i partive të opozitës

Udhëheqësit e tre partive opozitare në Kosovë, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës do të takohen të enjten pas dite për të përcaktuar aksionin politik në vijim. Takimi vjen një ditë pas vizitës në Kosovë së sekretarit amerikan të shtetit,John Kerry, i cili mbështeti hapur qeverinë e zotit Mustafa dhe kritikoi sjelljen e opozitës në parlament, veçanërisht hedhjen e gazit lotsjellës.
Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe e koalicionit opozitar në Kosovë, në një deklaratë të gjatë të saj, e cilësoi shumë të rëndësishme vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, por akuzoi qeverinë qeverinë se po keqpërdor mbështetjen amerikane. Sipas Vetëvendosjes “qeveria e Kosovës nuk po e përdor përkrahjen dhe respektin e Amerikës për Kosovën, për fitore ndaj Serbisë, por po e keqpërdor atë në funksion të projekteve të Serbisë në Kosovë”.