KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Qeveria i zgjat me dy vjet mandatin EULEX-it

Kosovë, Qeveria i zgjat me dy vjet mandatin EULEX-it

Qeveria e Kosovës ka votuar për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it, edhe për dy vjet të tjera. Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa e ka arsyetuar këtë vazhdim, me pretekstin se kanë mbetur edhe shumë lëndë të tjera që ky mision ende duhet t’i përfundojë. Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka thënë se EULEX-i duhet të jetë në Kosovë edhe për pesë vitet e ardhshme. Salihu vlerëson se qëndrimi i EULEX-it është i domosdoshëm për shkak se Kosova ende nuk ka arritur të instalojë dhe ta mbrojë autonominë e organeve shtetërore. Sipas tij, për shkak të ndikimeve politike dhe atyre partiake, prania e EULEX-it është e mirë për Kosovën dhe për instalimin e sundimit të ligjit.