KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, qeveria miraton rritjen e pensioneve
qeveri kosove

Kosovë, qeveria miraton rritjen e pensioneve

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka ndarë 207 mijë euro për Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Kjo shifër u nda me qëllim zbatimin e marrëveshjes me Serbinë të arritur në Bruksel, e cila ka të bëjë me drejtësinë në veri. Gjatë mbledhjes së sotme qeveria e Kosovës po ashtu miratoi vendimin për rritjen e pensionit kontribut-pagues të moshës sipas përgatitjes shkollore. Ministri Arban Abrashi tha se ministria që ai udhëheq, do ta zbatojë këtë vendim me qëllim të një jete më të mirë për pensionistët. Ndërsa, ministri i Financave, Avdullah Hoti i siguroi pensionistet që pagesa do të jetë aktive nga muaji janar. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se kjo kërkesë shumëvjeçare e pensionisteve po përmbyllet si rezultat i kontributit të madh të Qeverisë që po përmbyllet këtë. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, dje pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve, tha se rritja është rreth 33 % dhe se kjo do të bëhet në bazë të strukturave kualifikuese të pensionistëve.