KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë-Serbi: Finalizohet marrëveshja për drejtësinë

Kosovë-Serbi: Finalizohet marrëveshja për drejtësinë

Në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u ra dakord për finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes për drejtësi me datën 10 janar 2017. Bisedimet në Bruksel për këtë çështje zgjaten dy ditë dhe vete mbrëmë u arrit marrëveshja. Ministrja për Dialog, njëherësh kryenegociatore, Edita Tahiri, deklaroi se akordi i arritur në Bruksel për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë ka rëndësi të madhe për Kosovën sepse mundëson shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veri të vendit në fushën e drejtësisë. Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriores, që ndodh pas shumë vitesh dhe këtë e mundësoi dialogu i Brukselit Sipas marrëveshjes për drejtësi do të vendoset  një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale në Mitrovicë, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat në Kosovë. Kjo marrëveshje shuan strukturat paralele në sistemin gjyqësor që kanë vepruar në veri të vendit në mënyrë te jashteligjshme. Serbia do të shfuqizojë kontratat e punës dhe do të ndale pagat për gjyqtarët dhe prokurorët serb të cilët do të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës.