KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën në Mynih
Viktimat-kosovare-ne-Mynih

Kosovë, sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën në Mynih

Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Mynih të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë. Diamant Zabërgja, 21 vjeç do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00. Ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Mynih, Armela Segashi, 14 vjeç, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, në orën 17:00. Diamant Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Mynih të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly, i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.