KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, tension në kuvend
Kosovë, tension në kuvend

Kosovë, tension në kuvend

Situata në Kuvendin e Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar. Opozita edhe këtë të premten e bëri të pamundur mbajtjen e seancës plenare, pasi hodhi për të tretën herë gaz lotsjellës. Ajo po këmbëngul ta detyrojë qeverinë e kryeministrit Mustafa të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë, si dhe një marrëveshje që përcakton kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Por po kaq e vendosur duket edhe maxhoranca për të zhvilluar punimet në kuvend.
Autoritetet e sigurisë në Kosovë janë duke i bërë analizat e gazit lotsjellës dhe prokuroria ka nisur hetimet. Ka dyshime se në ambientet e kuvendit është hedhur një lëndë kimike e rrezikshme për jetën.
Kryesia e Kuvendit nën drejtimin e kryetarit Kadri Veseli ka nisur një mbledhje, në tentativë për të zhvilluar me cdo kusht senacën e së premtes. Prania e trupave të sigurisë në ambientet e kuvendit njoftohet se janë shtuar. Mbështetësit e opozitës vazhdojnë të qëndrojnë jashtë kuvendit në shenjë solidariteti me deputete e tyre. Ata kanë hedhur edhe gaz me ngjyrë në oborrin e ndërtesës.
Ndërkaq për të dytën ditë me rradhë ambasadori amerikan në Prishtinë Delawie ka shprehur shqetësimin e tij. “Progresi në Kosovë i pamundshëm pa një Kuvend funksional” shkruajti ai në Tuiter.