KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, tension në zgjedhjen e presidentit
Kosovë, tension në zgjedhjen e presidentit

Kosovë, tension në zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës ka lajmëruar mbajtjen të premten të procedurave për zgjedhjen e Presidentitë të ri të Republikës. Kandidaturat janë Hashim Thaçi, kreu i PDK dhe aktualisht zëvendëskryeministër dhe ministër i jashtëm i Kosovës dhe Rafet Rama i LDK, partia e dytë e madhe e koalicionit qeveritar.
Ndërsa maxhoranca po demonstron vullnetin për të zgjedhur zotin Thaçi në këtë post, opozita po demonstron të kundërtën. Ajo paralajmëruar protestë në orën 10:00, me anë të sëcilës pretendon dhe do të përpiqet që të ndalojë zgjedhjen e zotit Thaçi si president. Ndërkohë ky i fundit u ka bërë thirrje simpatizantëve të tij, që në rast zgjedhjeje president, të rrinë dhe të festojnë nëpër shtëpitë e tyre për të evituar dhunën në rrugë. Për momentin godina e Qeverisë dhe Kuvendit janë rrethuar nga policia. Votimi në kuvend është lajmëruar në orën 11.