KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Thaçi mes protestave drejt postit të presidentit
Kosovë, Thaçi mes protestave drejt postit të presidentit

Kosovë, Thaçi mes protestave drejt postit të presidentit

Kuvendi i Kosovës po bëhet gati të zgjedhë sot Presidentin e ri të Republikës, që sipas të gjitha parashikimeve do të jetë kreu i PKD Hashim Thaçi, aktualisht zëvendës kryeministër dhe ministër i jashtëm. Kandidaturë e dytë, thjeshtë për të qenë konform ligjit, është Rafet Rama po nga PDK. 

Të pranishëm janë 104, nga 120 deputetë që ka kuvendi. Visar Ymeri, kreu i partisë opozitare Vetëvendosje ka paraqitur kundërshtimin e tij për kandidaturën e zotit Thaçi.  “Ai po kërkon të bëhet sulltan i vendit” tha zoti Ymeri. Sipas tij pavarësisht se cili do të jetë rezultati i votimit opozita do vazhdojë protestat. Edhe përfaqësuesja e AAK Donika Kadaj Bujupi ka kundërshtuar zgjedhjen e zotit Thaçi. Në emër të grupit parlamentar Nisma, deputeti Zafir Berisha, ftoi të dëgjohen thirrjet e protestuesëve rreth Kuvendit kundër zgjedhjes së zotit Thaçi.