KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: U hodhën shortet për kampionatet e Superligës dhe Ligës së Parë
Kosovë: U hodhën shortet për kampionatet e Superligës dhe Ligës së Parë

Kosovë: U hodhën shortet për kampionatet e Superligës dhe Ligës së Parë

U hodhen sot, në ambientet e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë në praninë e përfaqësuesve të klubeve, shortet për Kampionatin e ri të Superligës dhe Ligës së Parë, ku ishin të pranishëm Adem Çollakaj dhe Komisari i garave Ismet Ahmeti.

Në emër të FFK-së të pranishmit i përshëndeti Adem Çollakaj, i cili duke i uruar klubeve suksese në kampionatin e ri, foli për rëndësinë që shorti të hedhet në afat që të ju mundësojë klubeve një pasqyrë reale të përballjeve. Çollkaj foli edhe për kriteret e liçencimit të klubeve, kalimin e lojtarëve si dhe inspektimin e infrastrukturës dhe kritereve tjera përcjellëse.

Pas hedhjes së shortit të Superligës, në javën e parë më 20 gusht do të takohen:
Gjilani -Trepça ‘89
Feronikeli – Besa
Ferizaj – Hajvalia
Drenica – Liria
Prishtina – Llapi
Trepça – Drita

Pas hedhjes së shortit të Ligës së Parë, në javën e parë më 27 gusht do të takohen:
Dukagjini – Vllaznia Pozharan
Fushë Kosova- Vitia
Deçani – 2 Korriku
Rahoveci – Kosova e Prishtinës
Istogu – Vëllaznimi
Ballkani – Ramiz Sadiku
KEK-u – Vushtrria
Ulpiana – Flamurtari