KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kosovë, vazhdon rimbursimi i konsumatorëve që dorëzojnë kuponat fiskalë
Kosovë, vazhdon rimbursimi i konsumatorëve që dorëzojnë kuponat fiskalë

Kosovë, vazhdon rimbursimi i konsumatorëve që dorëzojnë kuponat fiskalë

Autoritetet tatimore në Kosovë kanë një lajm të mirë për të gjithë ata qyetetarë që mbledhin kuponat fiskale. Rimbursimi i konsumatorëve sipas sasisë së parave të shpenzuara, e dëshmuar kjo përmes kuponeve të mbledhur, do të kryhet për të gjashtën herë në Kosove. Administrata tatimor e Kosovës thotë se me pjesëmarrjen e lartë që është vënë re gjatë pesë herëve të shkuara, ia ka dalë të përcjellë me sukses të  gjithë qëllimin e  fushatës së mbljedhjes së këtyre kuponëve. Valentina Bytyçi-Sefa nga Zyra e Komunikimit të ATK-së thotë se si parameter matës merret interesimi jashtëzakonisht i madh i qytetarëve për të aplikuar për rimbursim nga kuponët fiskalë. Që nga fillimi i fushatës në qershor 2015, kjo administratë ka rimbursuar rreth 450 mijë qytetarë me 7.8 milionë euro. Interesi i njerëzve për të mbledhur kuponë ka çuar automatikisht në fiskalizim më të madh të bizneseve, pasi në këtë rast janë vetë qytetarët kontrollorë të lëshimit apo jo të kuponëve dhe jo administrata.