KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Veseli cakton seancën, Demarkacioni nuk është në rend dite

Kosovë, Veseli cakton seancën, Demarkacioni nuk është në rend dite

Më 7 korrik do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në një mbledhje të mbajtur nga shefat e grupeve parlamentare të partive politike.Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes tha para mediave se nuk është mirë të dëmtohen raportet fqinjësore. Deklarimi i tij kishte të bënte me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ai gjithashtu tha se Kuvendi nuk do të shkojë në pushim pa u kryer punët e rëndësishme, gjë që ka lënë të kuptohet se duhet të kryhet edhe çështja e demarkacionit. Në seancën e ardhshme do të shqyrtohen dy projektligje si dhe tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.