KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Vetëvendosja kërkon një Komisioni hetimor për RTK-në
Kosovë: Vetëvendosja kërkon një Komisioni hetimor për RTK-në

Kosovë: Vetëvendosja kërkon një Komisioni hetimor për RTK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka kërkuar krijimin e një Komisioni hetimor për Radio Televizionin e Kosovës, por një kërkesë e tillë sipas saj nuk është mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tha deputetja e kësaj lëvizje Albulena Haxhiu.

Sipas saj, kjo dëshmon edhe vartësinë e RTK-së nga këto dy parti në pushtet. Haxhiu tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë pro formimit të këtij Komisioni. Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj thanë se mbështesin formimin e këtij komisioni të filluar nga lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se nuk është rast urgjent formimi i këtij komisioni.