KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë,Biden:“Jemi në rrugë të sigurt drejt NATO-s dhe BE-së dhe patjetër një ditë edhe për në OKB”
EPA/GEORGI LICOVSKI
EPA/GEORGI LICOVSKI

Kosovë,Biden:“Jemi në rrugë të sigurt drejt NATO-s dhe BE-së dhe patjetër një ditë edhe për në OKB”

Zv/presidenti amerikan Xho Bajden ka takuar paraditen e sotme presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa. Në përfundim të takimit, Xho Bajden dhe presidenti i Kosovës, dhanë një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij, Thaçi theksoi se Kosova do të mbetet e izoluar pa përcaktimin e vijes kufitare me Malin e Zi. “Jemi në rrugë të sigurt drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe patjetër një ditë edhe për në OKB. Kemi shënuar hapa të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes vendit tone dhe Serbisë. Më lejoni z.Bajden t’ju siguroj se edhe çështja e kufirit me Malin e Zi do të përmbyllet shpejt. Ky vendim do t’i hapë rrugë qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar pa viza. Pa percaktimin e vijes kufitare dhe pa formimin e komunave serbe sipas ligjeve të Kosovës, Kosova do të mbetet e izoluar,” ka deklaruar presidenti Thaci. Ndërsa zv/presidenti Bajden tha se “Kosova ka shënuar progres dhe ka marrë njohje të rëndësishme. Duke folur për dialogun me Serbinë, zv/presidenti Bajden tha se “duhet të ecet përpara për themelimin e komunave me shumicë serbe. “SHBA do të qëndrojë përkrah Kosovës sepse ne besojme tek ju, tha zv/presidenti Bajden. Në lidhje me marrëveshjen e shënimit të vijes kufitare me Malin e Zi, zv/presidenti amerikan u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ketë ndikim pozitiv në rajon.

Më herët zv/presidenti Bajden u takua edhe me kryeministrin Isa Mustafa. Përmes një shkrimi në facebook, Mustafa e cilësoi takimin si tepër të frytshëm. Sipas tij, vizita e Bajden në Kosovë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Bajden udhëtoi nga Beogradi në Prishtinë në një tur vizitash që synojnë nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes Serbisë dhe Kosovës.