KRYEFAQJA » LAJME » Kostot e aksidenteve në shëndetësi
Vazhdojnë aksidentet, policia paralajmëron masa të ashpra
Foto ilustruese

Kostot e aksidenteve në shëndetësi

15, 313 trauma janë rregjistrur në 6 muajt e parë të këtij viti në spitalin universitar të traumës , ose e thënë e ndryshe rreth 85 të tilla në ditë. Sipas nëndrejtorit të përgjithshëm të këtij spitali Arben Zeneli, 60% e këtyre traumave kanë si shkak aksidentet rrugore .

Po sa i kushton spitalit trajtimi i pacientëve të aksidentuar ? Dr. Zeneli thotë se kostot janë të ndara në tre grupe. 40% e të aksidentuarëve në spitalin e Traumës vijnë nga rrethet, por sipas Dr. Zenelit, një handikap që shton kostot dhe mundësitë për fatalitet dhe invaliditet është edhe mungesa e mjekëve profesionistë të traumes në spitalet rajonale

Rritja e cilësisë së trajtimit dy vitet e fundit falë ekzaminimeve dhe ndërhyrje kirurgjikale ka shpëtuar më shumë jetë njerëzish por nga ana tjetër ka rritur numrin invalidetietit.Edhe pse buxheti i ka qënë gjithmonë i pamjaftueshëm në përballimin e rasteve, rialokimet e fondeve kanë mundësuar trajtimet.