KRYEFAQJA » LAJME » Kotzias të hënën në Tiranë
Kocias: Shqipërisë i jepet rekomandimi në dhjetor

Kotzias të hënën në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias mbërin të hënën për një vizitë të paralajmëruar prej kohësh në Shqipëri. Sipas axhendës së bërë publike, zotit Kotzias do të pritet nga homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati, pas bisedimeve dypalëshe me të cilin do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Ministri i jashtëm grek do të pritet edhe nga presidenti Nishani si dhe kryepeshkopi Anastas. Një moment i rëndësishëm i vizitës do të jetë një aktivitet në Universitetin e Tiranës, ku shefat e diplomacisë të të dy vendeve Kotizias dhe Bushati, do të flasin para studentëve lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, në të ardhmen e rajonit të Ballkanit. Në ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri zoti Kotzias do të pritet edhe nga kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha. Ndërsa vizita e tij përfundon me një takim me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri.
Lidhur me atë çka pritet të diskutohet gjatë vizitës, mediat në Tiranë dhe Athinë shkruajnë se palët kanë përgatitur paketat e tyre të propozimeve. Ndër to janë çështja e kufirit detar mes dy vendeve, të drejtat e minoritetit grek, ndërtimi i tre varrezave të ushtarëve grekë në territorin shqiptar, heqja e ligjit të luftës mes dy vendeve, si dhe mundësia e njohjes së pavarësisë së Kosovë. Ndërkaq mbrojtësit e “Çështjes çame” në Shqipëri, po këmbëngulin gjithnjë e më shumë në vendosjen e saj në axhendën e bisedimeve. Kryeministri socialist Edi Rama gjatë një fjalimi të shtunën në Kongresin e PDIU-së, tha se zgjidhja e “Çështjes çame” është thjesht çështje kohe. “Qeveria jonë do ta mbështesi fuqimisht me rrugë ligjore “Çështjen çame” dhe gjithçka që kam deklaruar këtu sot. “Çështja çame” është vetëm çështje kohe” tha zoti Rama vetëm dy ditë para vizitës së ministrit të jashtëm grek Niko Kotzias në Tiranë.