KRYEFAQJA » LAJME » KQZ u heq mandatin 19 këshilltarëve
KQ heq mandatin për 19 këshilltarë

KQZ u heq mandatin 19 këshilltarëve

Ligji për dekriminalizimin vazhdon të sjelli pasoja të tjera. Të paktën 19 këshilltarë bashkiakë në të gjithë vendin janë detyruar të dorëzojnë mandatin. Ata nuk kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, ose kanë patur probleme me ligjin. Vendimi është marrë të martën nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të dokumentacionit. Ende nuk është publikuar se kujt forcave politike i përkasin këta këshilltarë. Sipas KQZ janë 68 anëtarë të këshillave bashkiakë që nuk kanë dorëzuar formularët, ç’ka do të thotë se numri i të larguarve mund të rritet. Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar në të gjithë vendin fituan 1785 anëtarë për këshillat bashkiakë.