KRYEFAQJA » LAJME » KQZ, 49 zyrtarë të administratës nuk e kanë bërë vetëdeklarimin.
KQ heq mandatin për 19 këshilltarë

KQZ, 49 zyrtarë të administratës nuk e kanë bërë vetëdeklarimin.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të publikojë listën e funksionarëve publikë që i kanë dorëzuar ose jo formularët e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin. Gjatë mbledhjes së radhës KQZ, bëri të ditur se përveç 65 këshillëtarëve bashkiakë, të gjithë Ministrat, Deputetët dhe kryetarët e partive e kanë dorëzuar këtë dokument. Gjatë mbledhjes u diskutua nëse duhej apo jo të publikoheshin listat, për shkak të shkeljes së privatësisë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pranoi edhe kërkesën e opozitës e cila kërkoi vënien në dispozicion të formularit vetëdeklarues. Përfaqësuesi ligjor i opozitës në KQZ, deklaroi se vendimi ishte i vonuar dhe duhej të ishte shpallur më parë.

Më herët gjatë mbledhjes kryetarja dhe anëtarët e Komisionit të zgjedhjeve, deklaruan se në lidhje me marjen e të dhënave plotësuese të vetëdeklarimit, për personat të cilët kanë qenë ose ndodhen jashtë vendit, do të duhet edhe bashkëpunimi i autoritetit të prokurorit të përgjithshëm.