KRYEFAQJA » LAJME » KQZ çertifikon zgjedhjet e 21 qershorit
KQZ çertifikon zgjedhjet e 21 qershorit

KQZ çertifikon zgjedhjet e 21 qershorit

Afro një muaj e gjysëm pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çertifikuar  rezultatin përfundimtar. Në mbledhjen e zhvilluar, të drejtuar nga kryetarja Lefteri Luzi, të shtatë anëtarët e KQZ kanë votuar unanimisht pro rezultatit.

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit, të cilat u zhvilluan sipas reformës së re administrativo-territoriale, nxorrën fitues koalicionin e majtë ASHE, aktualisht edhe në pushtetin qëndror. Të majtët dominuan në pjesën dërrmuese të 61 bashkive të reja, dhe i vlerësuan si më të mirat të zhvilluara ndonjëhere në Shqipëri. Opozita nga ana e saj ka deklaruar se këto zgjedhje ishin të manipuluara. Raporti i parë i OSBE-ODIHR i vlerësoi në përgjithësi zgjedhjet si pozitive, ndënëse vuri në dukje si defekte votimet në grup dhe gabimet proceduriale. Raporti përfundimtar pritet në fillim të shtatorit.