KRYEFAQJA » LAJME » KQZ çon në prokurori formularët e Bushit dhe Roshit
Në zbatim të ligjit për dekriminaliaimin, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve verifikoi formularët e vetëdeklarimit për kryebashkiakët Artur Bushi dhe Elvis Rroshi. KQZ vendosi t’ia kalojë prokurorisë së përgjithshme verifikimin e të dhënave të pasqyruara në formularët e tyre. Sipas relacionit që shoqëron projekt-vendimin nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se, rrethanat e paraqitura nga kryebashkiakët Roshi dhe Bushi janë të paqarta, nëse ato përfshihen apo jo brenda sferës së ndalimeve për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit ose ndërprerjen e mandatit. Kryebashkiakët Bushi dhe Roshi kanë qenë nga më të sulmuarit nga opozita e djathtë, pasi sipas saj ishin përfshirë në të kaluarën në afera kriminale që i kishin fshehur. Pak ditë më parë zoti Roshi, ish kreu i Bashkisë së Kavajës, deklaroi dorëheqjen nga detyra. Shkak u bë zbulimi i një dënimi të panjohur sipas tij në Itali kur ai ishte minoren. Por më vonë zoti Roshi tha se kishte vërtetuar pafajësinë e tij dhe do të rikthehej në detyrë.

KQZ çon në prokurori formularët e Bushit dhe Roshit

Në zbatim të ligjit për dekriminaliaimin, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve verifikoi formularët e vetëdeklarimit për kryebashkiakët e Krujës dhe Kavajës, përkatësisht Artur Bushi dhe Elvis Rroshi. KQZ vendosi t’ia kalojë prokurorisë së përgjithshme verifikimin e të dhënave të pasqyruara në formularët e tyre. Sipas relacionit që shoqëron projekt-vendimin nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se, rrethanat e paraqitura nga Roshi dhe Bushi janë të paqarta, nëse ato përfshihen apo jo brenda sferës së ndalimeve për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit ose ndërprerjen e mandatit.
Përfaqësuesit e maxhorancës së majtë, kryebashkiakët Bushi dhe Roshi, kanë qenë nga më të sulmuarit nga opozita e djathtë, pasi sipas saj ata në të kaluarën ishin përfshirë në afera kriminale që i kishin fshehur. Pak ditë më parë zoti Roshi, i zgjedhur për dy mandate si kreu i Bashkisë së Kavajës, deklaroi dorëheqjen nga detyra. Shkak u bë zbulimi i një dënimi të panjohur sipas tij në Itali kur ai ishte minoren. Por më vonë zoti Roshi tha se kishte vërtetuar dhe dokumentuar pafajësinë e tij dhe do të rikthehej në detyrë.