KRYEFAQJA » LAJME » KQZ: Deri në orën 16 kanë marrë pjesë 43 për qind e votuesve
KQZ: Deri në orën 16 kanë marrë pjesë 43 për qind e votuesve

KQZ: Deri në orën 16 kanë marrë pjesë 43 për qind e votuesve

Pas një pjesmarrje mbresëlënëse në fillim të nisjes së votimit të së dielës për Bashkinë e Dibrës, ritmi është ulur. Deri në orën 16:00 sipas KQZ pjesëmarrja e votuesve ishtë 43 përqind. Duke parë përqindjen e pjesëmarrjes në votime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Dibrës t’u drejtohen kutive të votimit. Sipas këtij komisioni pas mbylljes së qendrave të votimit, do të bëhet trajnimi i grupeve të numërimit të cilët janë emëruar nga KZAZ-ja numër 19. Kryetari i saj Fadil Begu tha se procesi i numërimit pritet të fillojë në mesnatë, pasi të mbërrijnë të gjitha kutitë. Në votimin e viti të kaluar për pushtetin lokal morën pjesë 57 për qind e zgjedhësve nga afro 57 mijë zgjedhës  të ftuar për votim.