KRYEFAQJA » LAJME » KQZ për zgjedhjet në Dibër:Të interesuara 19 parti
KQZ për zgjedhjet në Dibër

KQZ për zgjedhjet në Dibër:Të interesuara 19 parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon parapërgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë Dibër teksa sot është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, afat i cili përfundon me orarin zyrtar të punës së KQZ-së.

KQZ njëkohësisht rikujton se sot është afati i fundit edhe për paraqitjen në KZAZ nr. 19, Dibër, të kërkesave të grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit.

Deri më tani në KQZ janë regjistruar 19 parti politike si subjekte zgjedhore.

Gjithashtu, sot KQZ ka kryer trajnimin e anëtarëve të Komisionit të Administrimit të zonës Zgjedhore nr. 19, në Dibër, ku pjesëmarrja ishte e plotë dhe temat e trajtuara qartësuan komisionerët mbi aspektet teorike dhe praktike të kryerjes së procedurave ligjore.