KRYEFAQJA » LAJME » KQZ, procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri
kqz, lefterie luzi, kryetari i ri, 11 tetor

KQZ, procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

Afati i emërimit në detyrë i kryetares së komisionit qëndror zgjedhor Lefterie Luzi përfundon në datën 11 Tetor, ndaj në këto kushte Kuvendit i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date. Në faqen zyrtare Kuvendi bën me dije procesin e prezantimit të kandidaturave dhe vijimësinë e procedurave të parashikuara nga Kodi Zgjedhor për përzgjedhjen e Kryetarit të ri të KQZ-së.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 30 Shtator 2016 dhe, dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë , Zyra e Protokollit të Kuvendit.

Pas kësaj date të gjitha aplikimet do t’i përcillen Komisioni të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, i cili është Komisioni përgjegjës, që brenda afateve të përcaktuara dhe duke ju referuar CV-së dhe dokumentacionit shoqërues, merr në shqyrtim përmbushjen e kritereve ligjore dhe meritën e çdo kandidature.