KRYEFAQJA » LAJME » KQZ, shpall kërkesë për shtetasit e interesuar për t’u emëruar si anëtarë të Komisioneve të Administrimit Zgjedhor
Zgjedhjet parlamentare 2017, pritet lëvizje e numrit të mandateve

KQZ, shpall kërkesë për shtetasit e interesuar për t’u emëruar si anëtarë të Komisioneve të Administrimit Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpalli sot kërkesën për shtetasit që kanë interes për t’u emëruar kryesisht si anëtarë apo sekretarë të 90 Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, që do të ngrihen për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017.

Kjo ftesë publike sqaron KQZ nuk ka asnjë lidhje me përmbushjen e detyrimeve përkatëse ligjore nga ana e partive politike.

KQZ bën me dije se nga 4 partitë politike që kanë të drejtën për të propozuar anëtarë të KZAZ-ve, kanë sjellë propozimet brenda afatit ligjor, qe ishte ne 5 mars, vetëm Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

KQZ publikoi sot edhe kriteret ligjore qe duhet te permbushin shtetasit shqiptare qe mund te aplikojne per te qene pjese e administrimit te zgjedhjeve ne daten 18 qershor.

Afatet e aplikimit pranë KQZ-së ose pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore të KQZ-së eshte deri ne datën 18 mars.