KRYEFAQJA » LAJME » Kërkesat për referendume, KQZ shtyn vendimarrjen
KQZ vendime për zgjedhjet lokale në Kolonjë

Kërkesat për referendume, KQZ shtyn vendimarrjen

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka shtyrë për të hënën, vendimarrjen për tre kërkesat e depozituara për referendume. Bëhet fjalë për tre kërkesat e shoqërise civile për mbajtjen e referendumeve, me qëllim ndalimin e ndërtimeve të objekteve tek Parku Rinia, Liqeni Artificial sikundër pranë Korpusit të Universitetit Politeknik.Vendimi për shtyrje erdhi për shkak se një anëtare e komisionit kërkoi më tepër kohë për tu njohur me kërkesat e parashtruara. Ndërkaq kryetarja e KQZ-së  është shprehur për ngritjen e një strukture që do të verifikojë formularin e vetdeklarimit për dekriminalizimin, bazuar në ligjin konsensual miratuar në kuvend. Palët ranë dakort për ngritjen dhe funksionimin e kësaj strukture që do të kërkoje edhe shtim të stafit.