KRYEFAQJA » LAJME » KQZ vendime për zgjedhjet lokale në Kolonjë
KQZ vendime për zgjedhjet lokale në Kolonjë

KQZ vendime për zgjedhjet lokale në Kolonjë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkoi të shtunën partive politike që brenda një jave të regjistrohen pranë këtij institucioni për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 20 nëntorit në Bashkinë e Kolonjë. Në mbledhjen e rradhës KQZ u kërkoi subjekteve politike të paraqesin gjithashtu propozimet për krijimin deri në fund të muajit nëntor të strukturave lokale zgjedhore që do të administrojnë votimet. Me një vendim të posaçëm të miratuar të shtunën KQZ fton edhe vëzhguesit vendas të regjistrohen në këtë institucion brenda datës 4 nëntor, në mënyrë që të kenë akses në monitorimin e procesit të pritshëm zgjedhor për kryetarin e ardhshë të Bashkisë së Kolonjë në qarkun e Korçës.