KRYEFAQJA » LAJME » Kreditë e këqija, Ekspertët : problemi serioz, të përshpejtohen masat

Kreditë e këqija, Ekspertët : problemi serioz, të përshpejtohen masat

Ekspertët e ekonomisë e shohin si problem serioz rritjen e portofolit të kredive me probleme, por profesor Adrian Civici shton se nuk ka vend për të krijuar skenare katastrofash.Nga ana tjetër për Zef Preçin rritja e kredive të këqija edhe pas një plani masash kombëtar nga autoritetet i lë vend fjalës alarm. Për ekonomistët portofoli i kredive me probleme duhet të reduktohet ndaj dhe sugjerojnë më shumë përpjekje nga autoritetet përgjegjëse.

Në korrik niveli i kredive me probleme arriti në 21.5 % të totalit, duke u rritur me 1.5 pikë përqindje në vetëm një muaj, e duke e nxjerr jo funksional planin kombëtar të masave. Për ekspertët e ekonomisë dy arsye thelbësore që ky plan nuk funksionoi, e para lidhet me vonesën e ligjit të ri për falimentin si dhe masat për ekzekutimin e kolateralit.