KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kremlini mohon ekzistencën e një dokumenti kompromentues për Tramp

Kremlini mohon ekzistencën e një dokumenti kompromentues për Tramp

Mediat amerikane kanë raportuar se ekziston një dokument prej 35 faqesh ku janë të detajuara informacione të paraqitura si kompromentuese për Donald Tramp, mes të cilave edhe ekzistenca e një videoje me karakter seksual e filmuar në mënyrë të fshehtë nga shërbimet ruse gjatë një vizite në Moskë në vitin 2013. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga kremlini zyrtar, duke i konsideruar si përpjekje për të goditur marrëdhëniet me Tramp.