KRYEFAQJA » LAJME » Krerët e VV takim në Tiranë

Krerët e VV takim në Tiranë

Pas fitores së opozitës, kryesuar nga lëvizja Vetëvendosje me pengimin e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në Tiranë u mbajt një takim me intelektuale e aktivistë dhe përfaqësuesve më të lartë të kësaj lëvizjeje. Shumë protesta, aksione politike në kuvend e jashtë tij, një peticion të nënshkruar prej 205 mijë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë solli edhe pengimin e ratifikimit në Kuvend me 1 Shtator 2016 të saj.

Ndërkohë u konfirmua fort vijimi i aktivitetit politik lidhur me pengimin e pikës së dytë të diskutuar kaq shumë në një vit të gjatë e ngjeshur të politikës së Kosoves. Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur të mos lejoje diskutimin në parlament të formimit të komunave me shumicë serbe të njohur ndryshe si Zajednica.

Krerët më të lartë të lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një takim me intelektualë e aktivistë, pas pengimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kosovë. Ndërkohë janë shprehur të bindur, në aksionin e tyre politik, për pengimin e formimit të komunave serbe me shumicë serbe, të njohur ndryshe si Zajednica.