KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i AKZ Spahiu, ndalohet për protestë të paligjshme tek bashkia
Kreu i AKZ Spahiu, ndalohet për protestë të paligjshme tek bashkia

Kreu i AKZ Spahiu, ndalohet për protestë të paligjshme tek bashkia

Policia e Tiranës ka ndaluar dy anëtarë të grupimit “Aleanca Kuq e Zi”, një prej tyre kryetari i saj Kreshik Spahiu. Sipas njoftimit të policisë, “Shoqërimi i tyre është bërë lidhur me protestën e paligjshme të zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambjentet e jashtme të Bashkisë Tiranë, si dhe veprimet e kundraligjshme te kryera nga ana e tyre gjatë protestës”. Të premten në mëngjes anëtarë të AKZ tentuan me zinxhirë dhe dërrasa që të bllokonin hyrjet e Bashkisë së Tiranës. Ata protestonin ndaj kreut të saj Erion Veliaj të cilin e akuzojnë se po shkatërron qytetin dhe pushtuar pronat publike.