KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i ERE: Ulje të ndjeshme të humbjeve të energjisë per vitin 2015
Kreu i ERE: Ulje të ndjeshme të humbjeve të energjisë per vitin 2015

Kreu i ERE: Ulje të ndjeshme të humbjeve të energjisë per vitin 2015

Raporti për vitin 2015 i entit rregullator të energjisë është paraqitur dhe diskutuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Kreu i ERE, Petrit Ahmeti u shpreh se gjatë këtij viti humbjet në rrjet janë ulur duke shkuar në 31.4 % ndërsa arketimet janë në nivelin e 98.3 % . Sipas Ahmetit është ulur edhe sasia e energjisë së konsumuar gjatë 2015. I pyetur nëse do të ketë ulje të cmimit të energjisë pasi kompanitë kanë një performancë të mirë Ahmeti theksoi se kjo performancë duhet të jetë e qëndrueshme.

Gjatë këtij raporti Kryetari i Eres bëri me dije se qershori është afati i fundit i pagesës së energjisë elektrike me fatura afrofe. Gjithashtu edhe për tregun e gazit për Ahmetin viti 2015 ishte i rëndësishëm pasi u certifikua fillimi i punimeve për gazsjellësin Tap.