KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i myslymanëve shqiptarë dënon terrorin në Bruksel
Kreu i myslymanëve shqiptarë dënon terrorin në Bruksel

Kreu i myslymanëve shqiptarë dënon terrorin në Bruksel

Komunitetit Mysliman në Shqipëri, ju është bashkuar reagimeve mbarëbotërore që kanë dënuar me ashpërsi sulmet terroriste që ndodhën të martën në Bruksel. Kreu i këtij komuniteti Skënder Bruçaj, tha për mediat se terrorizmi nuk ka lidhje me fenë islame, pasi islami do të thotë paqe. “Aktet terroriste dhe terrori kanë goditur sërish. I lutem Zotit të sjellë paqe kudo në botë dhe shpresoj që siç është kjo ditë e Nevruzit, ditë e re, le të jetë për gjithë njerëzimin një ditë e re me paqen. Feja myslimane gjatë gjithë kohës e ka dënuar terrorin. Një fe që në islam do të thotë paqe, nuk ka lidhje me terrorin, terrori nuk ka fe. Nëse disa njerëz i lidhin në mënyrë të gabuar këto akte me fenë, do i bëhej qejfi atyre që i kanë bërë këto akte me qëllime të këqija” tha kreu Komunitetit Mysliman në Shqipëri Skënder Bruçaj. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së vizitës në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit.