KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kreu i NATO-s i shqetësuar nga prania ruse në Balltik
Kreu i NATO-s i shqetësuar nga prania ruse në Balltik
NATO Secretary General Jens Stoltenberg accompanied by the President of Portugal, Anibal Cavaco Silva and General Artur Neves Pina Monteiro, Chief of Defence of Portugal

Kreu i NATO-s i shqetësuar nga prania ruse në Balltik

Sekretari i Pergjithshëm i NATO- Jans Stoltenberg dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndoqën nga afër stërvitjen e forcave të Aleancës që ka nisur në Portugali. Stërvitja u përqëndrua në simulimin e mbrojtjes nga një sulm i jashtëm kimik, biologjik, radiologjik dhe bërthamor. Kreu i Aleancës Jens Stoltenberg shprehu shqetësim për shkak të grumbullimit të forcave ushtarake ruse në rajonin nga Deti Baltik në Detin Mesdhe dhe bëri thirrje që Aleanca të jetë e përgatitur. Ai shtoi se ekspertët ushatrake besojnë që grumbullimi i forcave ushtarake ruse mund të çoje në kufizimin e qasjes së NATO-s në rajone të caktuara. “Duhet që të jemi të aftë që ta ndërpresim këtë lloj mundësie, të aftesojmë forcat, t’i shtojmë ato nëse duhet, dhe të jemi në lëvizje, theksoi zoti Stoltenberg.