KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i OKB Ban Ki Mun bën thirrje për qetësi në Turqi
Kreu i OKB Ban Ki Mun bën thirrje për qetësi në Turqi

Kreu i OKB Ban Ki Mun bën thirrje për qetësi në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun ka bërë thirrje për qetësi në Turqi, pas ngjarjeve dramatike të mbrëmjes të së premtes kur një grup ushtarakësh kanë deklaruar se kanë marrë pushtetin dhe kanë rrëzuar presidentin Erdogan. ” Sekretari i përgjithshëm është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Turqi . Ai është në dijeni të raporteve të një përpjekje për grusht shteti në vend ” tha zëdhënësi Farhan Haq, i cituar nga BBC. Thirrje të ngjashme janë lëshuar edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë.
Ndërkaq agjecia e lajmeve turke Anadolu shkruan se avionë luftarakë të ushtrisë po fluturojnë mbi Ankara për të neutralizuar helikopterët e përdorur nga grupi terrorist FETO në tentativën për grusht shteti, përkrahës të klerikut Fetullah Gylen, kundërshtar i betuar i Erdoganit. Sipas kësaj agjensie një gjeneral i ushtrisë turke ka thënë se liderët e grushtit të shtetit janë një grup i vogël në komandën e parë të ushtrisë dhe nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar. Ndërkohë po kjo agjenci shkruan se ushtarët që kishin marrë nën kontroll televizionin shtetëror turk TRT ishin detyruar të lexonin një deklaratë ushtarake false.