KRYEFAQJA » LAJME » Kreu i PD Basha takime intensive në Kosovë
Kreu i PD Basha takime intensive në Kosovë

Kreu i PD Basha takime intensive në Kosovë

Me homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka nisur të enjten vizitën e tij në Kosove, ku ka zhvilluar takime intensive. Kreu i opozitës shqiptare është pritur nga presidenti i sapo zgjedhur Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, presidentja në detyrë Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Ai është pritur edhe nga kreu i AAK Ramush Haradinaj dhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
Sipas njoftimeve, takimet e zotit Basha në Kosovë synojnë thellimin e bashkëpunimit dhe dialogun. Vizita e zotit Basha në Prishtinë, koinçdoi me situatën e tensionuar në Kuvendin e Kosovës, ku nuk ka munguar sërisht përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e opozitës. Opozita shqiptare, tha zoti Basha nuk do të marri si model gazin lotësjelles. Sipas tij parlamenti ka dinamikën e vet dhe në Shqipëri, dinamikë që përcaktohet nga qëndrimet që qeveria ka karshi shtetit ligjore, kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesat e opozitës. Homologu partiak i zotit Basha, kryetari i sapo zgjedhur i PDK, Kadri Veseli, aktualisht dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, ka vlerësuar kontributin e mikut nga Shqipëria për Republikën e Kosovës. “Kemi sfida si ato ekonomike dhe anëtarësimi në procese globale. Opozita e Kosovës duhet të marrë shembull nga opozita në Shqipëri” tha zoti Veseli.