KRYEFAQJA » LAJME » Alarmi: Në Vlorë po nis kultivimi i kanabisit
parcela-kanabis

Alarmi: Në Vlorë po nis kultivimi i kanabisit

Gjatë një takimi me prefekten e Vlorës, kreu i Policisë së Vlorës Jaeld Çela deklaron se ka të dhëna se po nis kultivimi i kanabisit në disa fshatra. “Kemi të dhëna se po nis kultivimi i kanabisit në disa fshatra. Sevasteri, Brati, Shushica, Kota janë zona problematike për kultivim kanabisi. Do nisim një aksion të gjerë ndaj kultivimit të kanabisit”,tha zyrtari lartë i policisë. Gjatë vitit 2015 u evidentuan dhe u asgjesuan 850 parcela të mbjella me kanabis. Kreu i Policisë së qarkut Vlorë nënvizoi se “Policia është e vendosur të vazhdojë të luftojë kultivimin e kanabisit”.