KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Krieg në duart e Kabos
Krieg në duart e Kabos

Krieg në duart e Kabos

Meloditë e një prej romantikëve më autentikë të muzikës botërore, kompozitori norvegjes Eduard Krieg, kanë mbërritur në Shqipëri nga duart e pianistit virtuoz Zamir Kabo. Pianistit shqiptar që jeton në Salsburg në qytetin e Moxartit, thotë se për zbërthimin e muzikës së Krieg ka punuar një muaj dhe synon t’i japi një fryme të re koncertit të programuar me Orkestren e RTSH. Koncerti i Kabos ka në program edhe kompozitorët Korsakov dhe Çajkosvki dhe do të dirigjohet nga mjeshtri Oleg Arapi. Koncerti i mbrëmjes së 26 shkurtit në sallën e Unviersitetit të arteve nuk është i pari i pianistit Zamir Kabo me orkestrën e RTSH, ndaj dhe premton për një atmosferë mjaftë romantike dhe kurba të larta emocionale.